Dhunimi i kalasë së Lezhës/ Si 4 të mitur shkulën gurët antikë dhe i hodhën mbi zyrën e informacionit

0
83

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ndaluar 4 të mitur, si autorë, të cilët dyshohet dy ditë më parë kanë dhunuar kalanë e Lezhës.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se te miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur top, ndërsa se fundmi, roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prere biletat.

Katër t’i miturit nga mosha 13 deri ne moshën 15 vjeç, ka gjuajtur rastin kur ne zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kane shtyre shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur. Te miturit jane marre ne pyetje ne komisariatin e policisë se Lezhës ne prani te psikologut dhe me pas janë lënë të lirë.

Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Ded Margjoni, thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por shpreson që ngjarja të zbardhet sa më parë. “Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë, por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur kalanë. Ne e konstatuam dhunimin sot kur pamë një metër kub material të hedhur nga lartësitë mbi zyrën e informacionit, e cila është me konstrukt prej druri. Siç e shikoni është shkatërruar thuajse plotësisht përfshië dhe dokumentacionin që kemi pasur brenda. Kemi njoftuar Policinë dhe kanë ardhur e kryer veprimet, duke administruar një sërë provash të gjetura. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe autoret të vihen para drejtësisë. Raste të tilla kemi pasur edhe më parë, por jo në përmasa të kësaj natyre. Herët e tjera janë vjedhur ndriçuesit e kabullit, si dhe janë dëmtuar stolat. Për fat të keq, kalaja nuk ka roje natën e po ashtu as kamera sigurie dhe është në errësirë të plotë”, thotë Margjoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here