Armë zjarri, tre laboratorë droge dhe 164 të arrestuar, Policia e Shtetit bën bilancin e një jave

0
82

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve që ka zhvilluar gjatë javës së fundit në goditjen e krimit dhe paligjshmërisë.

Sipas njoftimit për mediat, gjatë kësaj jave janë proceduar, arrestuar dhe shpallur në kërkim 535 persona. Prej tyre, 164 janë të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit në një javë/Dhjetëra operacione policore për të goditur krimin dhe paligjshmërinë. Tre laboratorë dhe 4 armë zjarri të sekuestruara, qindra persona të arrestuar dhe të proceduar.

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet policore, për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 535 persona në total, nga këta 164 janë arrestuar, 354 janë proceduar dhe 17 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Four”, “Transit”, “Stacioni”, “Ndërveprimi”, “Restart”, “Bradasheshi”, “Ulëza”, “No more”, “Seven”, “Eksplozivi”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Fake Test”, “Lastra”, “Lumthi”, “Gramsh 2022”, “Shëtitësi”, “Lalm i Ri”, “Contraband”, “Moonlight”, “Vjosa e pastër”, “Ëhiteness” dhe “Shoshan”.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak), janë evidentuar 13 raste, me 8 persona të arrestuar, 4 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Janë sekuestruar 4 armë zjarri, municion luftarak, 8 armë të ftohta, 450 gramë kokainë, 73 kilogramë kanabis, rreth 1 milion euro të falsifikuara, një sasi paketash kontrabandë, peshore elektronike, çipsa, monitorë për lojëra fati, granata, radio policie dhe sende të tjera.

Janë sekuestruar 3 laboratorë, një për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe dy për teste të falsifikuara dhe ushtrim veprimtarie pa licencë e kasë fiskale; janë sekuestruar edhe llamba elektrike dhe aksesorë të tjerë, mjete dentare e laboratorike.

Janë evidentuar 42 raste të krimeve mjedisore, me 41 persona të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, me 10 persona të arrestuar, 8 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 51 raste, me 24 persona të arrestuar, 32 të proceduar dhe 5 të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 31 raste të dhunës në familje, me 16 persona të arrestuar, 15 të proceduar dhe 3 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 48 raste, me 6 persona të arrestuar, 41 të proceduar dhe 4 në kërkim. Janë evidentuar 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 2 persona të arrestuar dhe 3 të proceduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here