Artan Hoxha: Më i kërkuari, Klodian Zoto, është fotografuar në lokalin ku rrinë deputetë

0
136

Ditën e djeshme në rrjet dhe në media qarkulli një fotografi e njeriut më të kërkuar në vend, pronarit të Inceneratorëve, Klodian Zoto, duke pirë kafe i qetë në një lokal që pretendohej se është në Tiranë. Burimet nga e cila ka dalë kjo foto thoshin se bëhet fjalë për një shkrepje të ditëve të fundit.

Gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një shënimi të gjatë në FB ka komentuar këtë skandal nëse është i vërtetë duke dhënë edhe detaje për vendndodhjen e lokalit si dhe për personin tjetër që shfaqet në prapa Zotos. Sipas Hoxhës ai është babai i Klodianit kineasti Agim Zoto dhe ata ndodhen në një lokal ngjitur me parlamentin ku pinë kafe shumë deputetë.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës

Këtë foto ma nisi sot pasdite me sms, një kolegu im që jeton jashtë shtetit dhe që drejton një nga portalet më të njohur në vend.

Më kërkonte të identifikoja, ku është bërë kjo foto dhe nëse personi që ndodhet në tavolinë bashkë me Klodian Zoton, personazhin më të përfolur dhe më të kërkuar të kohëve të fundit, ishte Drejtori i Akademisë së Rendit dhe Sigurisë, Bilbil Mema.

Duke e njohur nga afër ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, ja përjashtova menjëherë këtë fakt.

Por duke e parë me vëmendje foton, tavolinën, karriget dhe sfondin, mu duk si ambjent i njohur.

Jo më larg se sot paradite kisha kaluar në kembe para atij lokali, i cili në fakt ka bllokuar me tavolinat e tij, jo vetëm trotuarin por edhe rrugën e kalimtareve.

Në foto ndodhet bosi i inceneratoreve, Klodian Zoto, me babain e tij, kineastin Agim Zoto.

Ky lokal ndodhet sapo kalon Uren e Tabakëve dhe hyn në pedonalen që të nxjerr te Qendra tregëtare Toptani apo Kalaja e Tiranes.

Lokali është pronë e Agim Zotos, babait të bosit të inceneratoreve dhe është ngjitur me lokalin e presidentit te FK Kukësi, Safet Gjici.

Ky ambjent është i frekuentuar dhe nga deputetet e Kuvendit të Shqipërise para fillimit, gjatë pushimit, apo pas mbarimit të seancave plenare, pasi ndodhet vetëm 30 metra përballe traut të hyrjes së Parlamentit.

Nëse foto është bërë ditët e fundit, kur Klodian Zoto është kthyer në njeriun më të kërkuar në Shqipëri, apo me herët, është kollaj e verifikueshme, pasi e gjithë zona është e mbuluar me kamera sigurie.

Sigurisht nëse foto është bëre pasi Klodian Zoto u shpall në kerkim nga policia, kjo do të ishte një skandal i madh. Për më tepër që ky lokal ndodhet përpara parlamentit dhe frekuentohet nga deputetët, të cilet ndoshta janë dhe anëtare të komisionit hetimor për inceneratorët.

Por ky është një detaj, që verifikohet vetëm me një kontroll të shpejtë të kamerave të sigurisë.

Për me tepër, banesa e babait te bosit te inceneratoreve, ndodhet vetëm 50 metra me sipër, në njërën nga dy kullat përbalël Toptani Center dhe mund të zbulohet fare kollaj nëse Zoto ka qene ose jo ne lokalin e babait te tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here