Olta Xhaçka ngatërron procedurat, nuk e çon emrin e Gjermenit në Kuvend, e korrigjon Meta

0
119

Ish-deputetja socialiste Eglantina Gjermeni pritet që të marrë pëlqimin e presidentit Ilir Meta për të përfaqësuar Shqipërinë në misionin e OSBE-së (Organization for Security and Co-operation in Europe), fill pasi mori dakordësimin nga Parlamenti. Por kjo procedurë është ngatërruar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Olta Xhaçka, e cila me qëllim ose në mungesë të njohurisë për procedurat, ka tentuar ta përjashtojë Parlamentin duke e çuar emrin e Gjermenit vetëm në zyrën e Kreut të Shtetit.

Sipas “Ora Neës“, ishte Presidenca, institucioni që ka vënë re “gabimin” duke kërkuar që emërimi i ambasadores së re në OSBE të kalojë fillimisht në Parlament për të marrë pëlqimin e tij dhe më pas të dekretohet nga Ilir Meta.

Socialistja, e cila nuk garoi për një mandat në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Eglantina Gjermeni pritet të zëvendësojë Igli Hasanin për të përfaqësuar Shqipërinë në misionin e OSBE-së. Por duhet “drita jeshile” nga kreu i shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here