KiE monitorim në distancë për zgjedhjet e 6 marsit në Shqipëri, ja çfarë parashikohet të ndodhë më 24 dhe 25 shkurt

0
117

Një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, i përfaqësuar nga Gunn-Marit Helgesen, si Raportuese dhe përfaqësuese e Kongresit në Këshillin e Komisionit të Venecias për Zgjedhjet Demokratike, do të kryejë një misioni vëzhgimi në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.

Mësohet se ky mision do të zhvillohet online më 24 dhe 25 shkurt, përpara zgjedhjeve të pjesshme vendore për gjashtë bashki të vendit.

Delegacioni do të zhvillojë takime online me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me delegacionin shqiptar në Kongres dhe shoqatat e pushtetit vendor.

Gjithashtu janë planifikuar diskutime online dhe me OJQ vendase, media dhe me përfaqësues të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here