‘Shtëpia e Lirisë’, koalicioni i fitores së sigurtë në Shkodër!

0
93

Nga Edmond Ndou

Bardh Spahia, i zgjedhur me votime të drejperdrejta nga anëtarësia e PD Shkodër si kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër ne zgjedhjet e 6 marsit, i propozuar nga Komisioni i Rithemelimit te PD-se, mbështetët pa ekuivok nga LSI dega Shkoder!

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i përbëre nga Komisioni i Rithemelimit te PD-se – LSI dhe PDK, dalin kështu ne këto zgjedhje me kandidaturën e përbashkët, Bardh Spahia!

Kjo lëvizje e ka tmerruar Lulëzim Bashen, në fakt humbjen e sigurt me 6 mars në Shkodër e ka vetë Lulzim Basha, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, pjesë e të cilit është PD-ja e vërtetë, e ka të padiskutueshme fitoren!

Është pikërisht ky koalicion që u garanton demokratëve të vertetë të Shkodrës të vazhdojnë të ruajnë fitoren e sigurtë në bashkinë e Shkodrës, përkundër manipulimeve dhe përdorimit qe u ka bere Lulzim Basha dhe që synon t’ua bëjë sërish!

Si koordinator i LSI-së për Qarkun e Shkodres garantoi se strukturat e kësaj partie, anëtarësia dhe votuesit e saj në Shkodër as që kanë dyshimin më të vogël në mbështetjen e kandidaturës së përbashkët të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia..

Për ta garantuar ketë fitore, kemi nisur punën intensivisht, me besimin e palëkundur tek konfirmimi i saj me 6 mars!

Ne e dimë se Lulzim Bashes kjo mbështetje i shuan çdo shpresë që ta mbajë drejtimin e Shkodrës të cilën nuk e ka pasur asnjëherë, këtë e konfirmoi dhe kryetarja në detyrë zonja Voltana Ademi ku u shpreh pak ditë më parë që nuk e njeh Lulëzim Bashën!

Forumet dhe strukturat e LSI-së nga Shkodra dhe në gjithë Shqipërinë nuk i kanë asnjë borgj Lulzim Bashës, ku nëpërmjet mbështetjes që i kemi dhënë duke i ruajtur me fanatizmin më të madh dhe besnikeri ashtu sikur kanë qenë marrëveshjet fituesi me i madh ka qenë vet Lulëzim Basha, pra kemi qenë mbështetesit e palëkunder të çdo marrëveshje.

Vetëm për te mos pasur asnjë lëkundje ne atë koalicion, LSI ka mbështetur edhe vendime te marra prej tij qe ne fakt kishin vend për kontestime!

Dhe jo vetëm kaq, por edhe i kushtuan LSI-se vendime te tilla, por vetëm ne emër te bashkimit ne koalicionin opozitar, besnikerise ndaj atij koalicioni i aprovoi ato!

Por ishte Lulëzim Basha me klanin tij, qe nga Shkodra e ne gjithë Shqipërinë gjate fushatës se 25 prillit punuan ne prapaskene kunder kandidaturave te LSI-se!

Ne e dinim qe ishim ne koalicion dhe punonim me besim për fitoren e kandidaturave te forcave politike te këtij koalicioni, por na rezultoi te kishim qene mes intrigave dhe pabesive te Lulëzim Bashes!

Ne fakt kishte qene e kunderta, Basha dhe Rama kishin bere koalicion ne kurriz te opozitarizmit ne Shqiperi!

Prandaj ai nuk mund ta ketë me mbështetjen dhe besimin e LSI-se, dhe as te ushqeje iluzionin me te vogël ne ketë drejtim!

I urojme suksese Lulzim Bashes ne humbjen e radhës me 6 mars, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” me kandidatin e përbashkët Bardh Spahia as qe e ve ne dyshim triumfin me 6 mars ne Shkodër!

Kjo fitore ne radhe te pare është ne interes te qytetareve te Shkodres, ndaj dhe ne si force politike nuk kemi interesa te tjera jashtë interesit te qytetareve Shkodrane! Është kjo arsyeja kryesore dhe e vetme qe na bën pjese e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit !

PD e vertete dhe LSi votojne kandidatin Bardh Spahia.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here