Kushtetuesja deklaroi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën/ Kryeministri, Kuvendi pra nuk e njohin Kushtetutën dhe lidershipi i ish PD memec. E frikëshme

0
363
Nga Artan Fuga
E frikëshme!
Po mirë mo mirë, tani që Kushtetuesja deklaroi se Iliri Meta si president nuk ka shkelur Kushtetutën, po është e frikshme moooo!
Kjo do të thotë se deputetët nuk njohin kushtetutën mo!
Do të thotë se kryeministri nuk njeh kushtetutën mo!
Se kreu i grupit parlamentar të shumicës nuk njeh kushtetutën mo!
Lëre lidershipin memec të ish PD që nuk reagon për asgjë, uaaaaa, çfarë bëhet kështu?
Si është e mundur që ish PD nuk pati guximin, nderin, turpin, që së paku për dekretin që anullonte zgjedhjet ku ajo nuk futej ta mbronte Presidentin, jo Ilir Metën, qoftë edhe me një fjalë!
Cfarë besimi kërkoni nga populli!
Prapë filluan me budalliqet për zgjedhjet e 6 marsit, jo punësime në administratë, jo ndihma, jo leshi jo përsheshi!
Po është turp i madh e njejta histori dhe pastaj njihni zgjedhjet, merrni mandatet! Kujt ja hidhni më këto?
Në zgjedhje justifikoheni se ishin të pandershme!
Pas zgjedhjeve merrni mandatet për të mirën e popullit!
Pa fund kështu!
Mjaft o mjaft
se e keni bërë balt!
Pra tani kush e ka shkelur Kushtetutën? E ka shkelur Kuvendi pra i bie! Atëhere sipas logjikës idiote i bie që Ilir Meta të kërkojë shkarkimin e Kuvendit sepse ka bërë shkelje kushtetuese sepse ka akuzuar dhe shkarkuar atë sepse gjoja ka bërë shkelje kushtetuese!
E frikshme!
Shkarkim shkarkimi!!! Jemi bërë si puntorë ngarkim shkarkimi mo! Si portabël që ngarkon shkarkon dru moooooo!
E frikshme! O Kushtetuta jonë e shkretë! O letër pa vlerë në duart e deputetëve që ngrenë e ulin dorën me urdhër!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here