“Janë tronditur themelet e qeverisë”, Berisha: Policia ka thyer kodin e komunikimeve të kriptuara të mafias, aty gjenden ministra dhe prokurorë shqiptarë

0
102

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë para Parlamenit duke thënë se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve, drejhtorëve dhe prokurorëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj.

Berisha i referohet thyerjes së kodit të një aplikacioni të posaçëm për komunikime të kriptuara që u bë fillimisht nga policia belge dhe më pas nga policitë e Italisë, Gjermanisë dhe Francës përmes të cilave ata zbuluan lidhjet mes grupeve mafioze.

Sipas Berishës, në këto komunikime të zbardhura tashmë janë gjetur edhe mesazhe të mafiozëve me politikanë të lartë në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here