“Jam me Bardh Spahinë, ka sakrifikuar për qytetarët!”/ Voltana Ademi mbështet kandidatin e Berishës

0
97

Voltana Ademi, kryetare në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  ka folur për zgjedhjet e 6 marsit.

Ademi tha se mbështet Bardh Spahinë, kandidatin e Berishës dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe është angazhuar në fushatë për të.

Ajo foli gjithashtu për vështirësitë me të cilat është përballur gjatë drejtimit të Bashkisë, mungesës së fondeve dhe vëmendjes nga ana e qeverisë.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Gjatë kohës që keni qenë kryetare e Bashkisë, mund të na thoni vështirësitë me të cilat jeni përballur, që ti dijë edhe Bardhi këto?

Voltana Ademi: Bardhi ka qenë deputet dhe anëtar i kryesisë së PD, një nga njerëzit politik të rëndësishëm dhe e di mirë. Ne kemi diskutuar shumë herë hallet tona, që janë hallet e njerëzve. Ne nuk kemi patur para nga qeveria. Kam thënë zero në 2017, por zero është edhe sot. Vështirësia më e madhe ka qenë përdorimi sa më efiçent i atyre pak fondeve që ne kemi patur. Ne kemi punuar me shumë nikoqirllëk, më kanë ndihmuar shumë qytetarët dhe banorët e Shkodrës.

Ylli Rakipi: Po rreziku që edhe populli i Shkodrës, kur sheh që Edi Rama rri gjithmonë në pushtet, nuk e keni frikë mos thotë populli ky i mori të gjitha, sikur t’ja japim edhe ne?

Voltana Ademi: Ne e kemi tejkaluar Ramën në Shkodër. Ne nuk i bëjmë llogaritë mbi ato që nuk na jep qeveria. Kemi punuar me fondet tona dhe të donatorëve.

Ylli Rakipi: Nga sot deri në 6 mars do të jeni në fushatë aktive?

Voltana Ademi: Jam patjetër, si politikane. E dyta mbështes kandidaturësn e Bardh Spahisë që e kemi zgjedhur vetë. E mbështes Bardh Spahinë sepse e njoh si një njeri që ka sakrifikuar jo pak, nëpërmjet angazhimit politik dhe për hallet e njerëzve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here