‘Situata kritike në Ukrainë’/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

0
107

Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku po diskutohet mbi situatën kritike në Ukrainë.

Sipas informacioneve për Syrin, mbledhja e sigurisë ka nisur në orën 16:00 dhe ka zgjatur rreth 1 orë.

Në këtë mbledhje nuk është i pranishëm kryeministri Rama, pasi ky i fundit është nisur drejt SHBA-ve për takimin me sekretarin e shtetit Blinken.

Në vend të kreut të qeverisë është zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Të pranishëm janë po ashtu Shefi i Stabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në këtë mbledhje të rëndësishme për situatën e tensionuar gjeopolitike.

Sipas informacioneve të Inteligjencës amerikane ka shumë gjasa që këtë javë Rusia të pushtojë Ukrainën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here