Rritja e çmimit të naftës do ketë efekt domino në ekonomi

0
108

E ndërsa çmimi i mesatar i naftës në mbarë botën është 1,17 Dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ai po kap vlerën e 200 Lekë.  Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se, rritja e çmimit të naftës pritet të ketë efekt domino në sektorët e ekonomisë.

“Çfarëdolloj rritje çmimesh në lëndët energjetike përkthehet në një efekt domino në të gjitha çmimet e produkteve, pra të mallrave dhe shërbimeve. Zhvillimet negative në ekonomi nuk mund të mos çojnë në tkurrjen e konsumit për rrjedhojë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike kombëtare”, tha Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Sipas ekspertëve, zhvillimet në tregjet ndërkombëtare e lejnë në pikëpyetje se kur pritet të ulet çmimi i naftës në vendin tonë.

“Në vendin tonë reflektohet vetëm rritja dhe asnjëherë ulja në bursa ndërkombëtare të çmimit të referencës”. 

Në Itali nafta blihet me 1.9 $ për litër, ndërsa në Greqi 1.8$. Shqipëria lë pas vetëm Serbinë ku cmimi naftës për  1 litër është 1.77 $.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here