Berisha: Dosja ‘Toyota Yaris’, Basha i zhytur kokë e këmbë në këtë çështje

0
88

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur në Dibër gjatë prezantimit të kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit, ka folur dhe për dosjen e ‘Toyota Yaris’, ku Lulzim Basha është marrë në pyetje.

‘Disa gjëra të shkurtra do them!

Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë, nuk kam asnjë lidhje me dosjet. Unë jam habitur me atë që ka thënë në parlament me ‘Toyota Yaris’. I kam thënë që nuk mund ta bënte këtë gjë.

Çfarë ndodhi. Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori nën hetim për dekonspiracion të operacionit ndaj organizatës kriminale. Secili prej jush nëse do ishte akuzuar për këtë akuzë, disa vite do i kishit kaluar në qeli.

Kurse kjo dosje u mbyll nga Rama, sikur të mos ishte. Nuk ka lidhje me asnjërin prej jush, por ka lidhjet e Lulzim Bravës dhe lidhjet Rama-Basha.

Tani vjen prokuroria belge e cila vazhdon hetimin. Ka marrë nën hetim 9 persona dhe kjo e aferë dëshmon lidhjet e tmerrshme të mafias me politikën në Shqipëri. Mirëpo nga politikanë në Shqipëri, i vetmi që është thirrur nga prokuroria dhe prokurorët belgë, është Lulzim Basha. Kjo është e vërteta.

Ju garantoj se drejtësia belge është e pavarur dhe do ti shkojë deri në fund këtij problemi, në të cilin Lulzim Basha është i zhytur nga koka deri tek këmbët.

Vijmë tek dosja Nik Muzin, dosje që ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. Unë i besoja Lulzimit dhe jo çfarë thoshte ambasadori. Por doli se ai kishte shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane.

Tani para jush i them, dil çdo ditë në foto me guvernatorin, por ajo dosje do të të mbetet gjersa të japësh llogari në 1 para ligjit shqiptarë dhe amerikanë. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë’, deklaroi gjatë fjalës së tij në Dibër, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here