Vrasja e Alkis/ 20 vjeçari shqiptar i arratisur telefonon një zyrë avokatie: Dua të dorëzohem!

0
91

20-vjeçari shqiptar i arratisur në Shqipëri pas vrasjes së 19-vjeçarit Alqis Kambanu ka kërkuar të dorëzohet në autoritetet greke.

 

Ngjarja ndodhi afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik. Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu ka kërkuar të dorëzohet vetë duke u kthyer në Greqi.

 

Ndërkohë, avokatët grekë kanë thënë në median greke se pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar për arrest është e pamundur që i riu të kthehet vetë në Greqi, të kalojë kufirin si çdo qytetar. Ndaj, edhe autoritetet greke i kanë sugjeruar të dorëzohet në autoritetet shqiptare, për të kryer procedurën në prokurorinë e zonës e në vijim të kryhet dhe ekstradimi në Greqi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here