Tha se mori pjesë në “Sanremo”, gazetari zbulon të vërtetën e Antonela Berishës: Pagoi për të prodhuar lajm!

0
137

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Antonela Berisha i besoi të gjithë kur deklaroi se kishte marrë ftesë për tu bërë pjesë e “Sanremo 2020”, sukses që e kishte arritur vetëm moderatorja Alketa Vejsiu, e cila ndodhet në ekran prej shumë vitesh.

Madje Antonela Berisha pas mbarimit të festivalit më të madh të këngës në Itali, tha se i kishte “rënë në sy VIP-ave italianë”.

Por kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, ka përgënjeshtruar pretendimet e saj se ishte pjesë e “Sanremo 2020”, duke e konsideruar si “një ngjarje që tronditi gjithë Shqipërinë”.

Cukali u shpreh se nuk e ka parë në asnjë moment në festival ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe se për të nuk është shkruar asnjë lajm në mediat italiane.

“Do të ndalesha tek Sanremo i këtij viti, jo për Sanremon vetë por për një ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, njerëz të cilët nuk e kanë parë kurrë dhe nuk e dinë shumë se çfarë është Sanremo. Të vetmin kontakt mund ta kenë pasur me pjesëmarrjen e Alketës. Dhe e vetmja gjë që dimë për Sanremon është që zonjusha Antonela Berisha ka dal në Sanremo. Duke e parë Sanremon me vëmendje, unë nuk e pash kurrë këtë vajzë në asnjë moment. U futa në internet për të kërkuar çfarë thuhet për të në mediat Italiane dhe nuk ka asnjë informacion, vetëm në ato shqiptare”, tha ai në “Top Albania Radio”.

Kreu i Këshillit të Medias iu refrua edhe fotove e një portali italian, të publikuara nga Antonela Berisha, ku shkuhej për ftesën që iu bë asaj për të marrë pjesë në festival.

Ai theksoi se “ky lajm nuk ekziston dhe se në shumë vende të botës ndodh që të paguhet për të publikuar një artikull që qëndron në media për disa orë, e më pas fshihet”, duke shtuar se “puna e Sanremo qëndron vetëm në kokën e kësaj zonjushës”.

“E vërteta është që më qarkulluan një “screenshot” të një portali italian para një jave qe fliste për një prezencë në Sanremo të Antonelës, por unë këtë portalin nuk e gjej më. Ndodh në shumë vende të botës që ti paguan një portal për të prodhuar një lajm dhe për ta mbajtur disa orë. Mesa duket e gjithë kjo puna e Sanremos është në kokën e kësaj zonjushës, Antonela Berisha. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Sanremo është një qytezë, ku edhe ai që shet byreqe mund të thotë që jam në Sanremo. Të jesh në qytezën e Saremos nuk të bën me doemos pjesëmarrës në show-n e Sanremos”, deklaroi ai.

Ishte vetë Antonela Berisha që publikoi lajmin për “ftesën” e marrë për tu bërë pjesë e Sanremo në një postim në faqen e saj në Instagram.

Ajo postoi foto të një artikulli të publikuar nga një media italiane ku shkruhej: “Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë shoëgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”.

Me nisjen e Festivalit të Sanremo, ajo postoi në rrjetet sociale foto nga ambientet e jashtme ku i zhvillua festivali i këngës. Në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5” foli për eksperiencën që po kalonte në Itali, si i erdhi ftesa dhe me çfarë po merrej konkretisht.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregoi se mbas intervistës që iu bë nga Giorgio Petrolio, mori ftesën për të intervistuar personazhe të njohur, të cilën ishin pjesëmarrës në eventin madhështor.

Antonela Berisha zbuloi gjithashtu se ishte pjesë e dy emisioneve që komentonin veshjet e të ftuarve.

“Giorgio Petrolio më bëri një intervistë ku më vuri dhe në koopertinën e revistës së tij dhe bashkë me producentin, Alfonso Stanio, më bëri ftesë që të isha pjesë eventeve në Sanremo. Të intervistonim të ftuarit , të gjithë VIP-at italianë. Po komentojmë veshjet e të ftuarve të Sanremos. Jam pjesë e dy emisioneve që po bëhen tek hoteli, ku ftojmë të gjithë artistët që janë në skenën e madhe të Sanremos, i intervistojmë i pyesim si shkojnë si janë pritshmëritë”, tregoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here