Për falsifikim/ Meta: Kam firmosur kallëzim penal kundër Kuvendit për në SPAK

0
103

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për mediat ku ka lajmeruar se ka firmosur kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim falsifikim dokumentesh.

Kallezimi penal do depozitohet ne Prokurori dhe ne SPAK, informoi Presidenti Meta.

“Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtarë të institucionit të Presidentit të Republikës”, tha kreu i shtetit.

Konferenca jo e zakonshme mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

Kushtetuesja më 7 shkurt, u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here