“Barin ta mbajë për vete”/ Berisha: Yuri Kim sikur ka lexuar Enver Hoxhën, t’iu kërkojë ndjesë shqiptarëve

0
124

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim. Berisha i është rikthyer deklaratave të ambasadores amerikane, duke thënë se në shprehjet e saj duket si ka lexuar diktatorin Enver Hoxha dhe se ajo duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve kur tha që “demokratët të mos hanë bar”.

 

“Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar. Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete”, është shprehur Berisha në emisionin ‘Dekalog’ në RTSH.

 

Sipas Berishës, ambasadorja Kim ka një arrogancë e papërmbajtur, e cila sipas tij, e pengon të kërkojë ndjesë.

 

“Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët. Përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do tu nënshtrohemi. Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar. Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here