Vrasja e 19-vjeçarit në Greqi, arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

0
148

Policia e Selanikut vuri në pranga dhe 4 persona të tjetë lidhur me vrasjen makabër me kosë të Alkis Kampanos nga 23-vjeçari shqiptar Afksendos Çarçiu. Sipas mediave vendase, raportohet se të arrestuarit janë 3 shtetas grekë dhe një 20-vjeçar shqiptar. Mosha e këtij të arrestuari dhe kombësia përkon me atë të Roxhers Demirazit, të riut të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia për vrasjen e Alkis Kampanos. Demirazi akuzohet si bashkëpunëtor i çarçiut në ngjarjen e rëndë të së martës.

Policia nuk ka dhënë ende identitete e të arrestuarëve.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Teodorakis deklaroi se është në nderin e shtetit grek të zbulojë vrasësit e studentit të ri Alkis Kampanos dhe t’i dërgojnë para drejtësisë.

“Kemi thënë se nga momenti i parë është çështje në nderin e Policisë Greke, drejtisë, shtetit për të zbuluar vrasjen e Alkisit. Duhet të gjejmë fajtorët dhe t’i sjellim përpara drejtësisë. Në këtë mënyrë duhet të funksionojë shteti dhe ligji. Drejtësia duhet të veprojë direkt dhe t’i japë fund dhunës së paarsyeshme dhe huliganizmit”, shprehet ministri Teodorakis.

Çfarë ka ndodhur?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou.

Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Autori i vrasjes, Afksendos Çarçiu do të përballet nesër me akuzën e vrasjes me paramendim nga Gjykata e Selanikut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here