Bashkia i jep lekët inceneratorit, por plehrat e Roskovecit derdhen në Marinzë

0
134

Në fund të vitit të kaluar, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi nënshkroi kontratë me Inceneratorin e Fierit, për djegien e mbetjeve urbane që prodhohen në këtë bashki. Sipas kontratës, mbetjet do të duhet të dërgoheshin që në fillim të muajit janar, por kur ka nisur muaji Shkurt plehrat vijojnë të grumbullohen në landfillin e Marinzës.

Burime nga bashkia bëjnë të ditur se vonesat për dërgimin e mbetjeve në incinerator kanë ardhur për shkak se nuk ka mjete për transportin e tyre, ndërkohë që në krahun tjetër bashkia e Roskovecit ka nisur të zbatojë rritjen e taksave të pastrimit për qytetarët.

Qytetarët e cilësojnë të papranueshme situatën, duke u shprehur se jeta e tyre po vihet në rrezik për shkak të neglizhencës së bashkisë, e cila nga njëra anë u rritë taksat për pastrimin dhe në krahun tjetër, nuk merr masa për ndotjen.

Bashkia e Roskovecit pret një donacion nga ambasada Japoneze në Shqipëri, e cila do t`i dhurojë kësaj bashkie mjete dhe kosha për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve drejt inceneratorit, që edhe pse është ndërtuar me para publike, do të vijojë të marrë para nga taksat e shqiptarëve për djegien e plehrave./syritv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here