Lisandër Hoxha: Çdo votë për opozitën është votë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme nesër

0
113

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha shprehet se në 6 mars koalicioni i PD ‘Shtëpia e Lirisë’ e ka ‘betejën’ me PS-në dhe jo kandidatët e Lulzim Bashës. 

I ftuar në studion e Syri Tv, Hoxha tha se Lulzim Basha dhe kandidatët e tij nuk janë faktor politik në vend.

Lisandër Hoxha fton demokratët që të votojnë 6 kandidatët e koalicionit opozitar në zgjedhjet për kryetar bashkie.

Sipas tij, çdo votë për opozitën është votë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme nesër.

“Ne erdhëm në këtë pikë duke iu thënë demokratëve të secilës prej bashkive ku ka zgjedhje se, kë doni. Unë mendoj se është e konfirmuar opozita zyrtare. Pas datës 6 mars çfarë alibie ke për të qëndruar me policë në godinën e PD dhe për të abuzuar me këtë dualizëm. Ata nuk jetojnë dot veçse në kasafortë. Rama i ka mbyllur në kasfortë Lul Bravën dhe Gaz Shulin. Nuk mund të rrinte qeveria e Edi Ramës në pushtet pa ndihmën e Lulzim Bashës. Kujtoni në 2014 kur 28 mijë qytetarë u arrestuan në kundërshtim me Kushtetutën për detyrime kontraktuale me energjinë elektrike.

Dolën në shesh shqiptarët dhe me një fluturim të Soros të gjitha protestat e parashikuara të 2014-ës u anuluan. E kujtoj me trishtim këtë ngjarje. Kishte frymë. Nuk mund të tregohet kaq bastard një kryeministër me qytetarët e tij, u mori bukën e gojës. U hoqi ndihmën ekonomik vetëm se kanë dush dhe televizor në shtëpi. Mund të rrinte në këmbë një qeveri e tillë? U mbajt me marrëveshje korruptive.

U mbajt nga ata që po përfitojnë te 5 maji, ata që kanë interesa ekonomike. Ato kompani të lidhura me kryetarin e opozitës që përfitojnë te 5 maji, prandaj nuk kanë fytyrë të shkojnë atje. Nuk janë opozitë këta, por degë e qeverisë. Garën në 6 mars e kemi vetëm me PS, Lul Brava nuk është më faktor politik në skenën politike shqiptare. Ka një nevojë në të gjitha këto qytete për të dëshmuar që ne jemi shumicë dhe për të ndëshkuar rilindjen me votë. Ka një frymë fitoreje. Ka frymë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Dibër dhe Vorë. Çdo votë sot për PD, për Komisionin e Rithemelimit, koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme nesër“, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here