“7 taksa nafte”, Rama përgjigjet nga FB: Janë detyrime që nuk hiqen..

0
111

Ditët e fundit është shtrenjtuar për të disatën herë çmimi i karburanteve. Në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.

Lidhur me këtë fakt, disa qytetarë i kanë shprehur kryeministrit Edi Rama shqetësimet e tyre, ndërsa kreu i qeverisë nuk ka ngurruar që tu përgjigjet.

Një qytetar shkruan: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?

Por sipas kryeministrit Rama, nafta në Shqipëri nuk ka 7 taksa, duke shtuar se taksa kanë edhe vende e tjera por ndryshe nga Shqipëria taksat paguhen ndryshe.

Përgjigja e Ramës: Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here