Pas 5 Majit, Laprakës, Astirit/ Banorët e Paskuqanit përplasen me Policinë, pritet shembja e 100 godinave

0
110

Banorët e Paskuqanit kanë dalë sot në protestë, kundër projektit të Unazës së Madhe që parashikon shembjen e 100 banesave në këtë zonë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste, ndërsa janë përballur dhe me punonjësit e policisë, të cilët kanë tentuat që ti largojnë.

“Projekti i Unazës është devijuar. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë në këtë mes.

Të vënë dorën në zemër dhe të mos na prishen shtëpitë dhe tokat. Jemi ankuar. Projekti u ndryshua pasi mbaruan votimet, për interesat e vetë.

I kemi bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thanë më herët banorët.

Banorët kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme protesta e tyre do të zhvendoset përpara Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here