Paguhen më pak se 20 mijë lekë në muaj, punonjëset e rrobaqepsisë bllokojnë rrugën në mes të qytetit

0
84

Punonjëset e një rrobaqepsie në Bilisht kanë dalë në protestë paraditen e sotme, duke bllokuar rrugën në qendër të qytetit.

Dhjetra punonjëse nuk kanë marrë pagën në bazë të ligjit që ka miratuar qeveria Rama. Ato kanë dalë jashte godinës duke protestuar.

Rreth 100 punonjëse, marrin më pak se 200 mijë lekë të vjetra në muaj, kërkojnë pagën minimale të vendosur nga kryeministri.

Ato janë të detyruar që të kthejnë pas pagën që iu kalohet në bankë, duke u shfrytëzuar kështu në mënyrë të tejskajshme nga punëdhëniësit e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here