Vetë humbi me diferencë përballë Dakos/ Duma: Kandidati i Durrësit nuk ka mbështetje…

0
142

Grida Duma ka marrë përsipër që të sulmojë Ardian Mukën, kandidatin që baza e Partisë Demokratike në Durrës zgjodhi për ta përfaqësuar në zgjedhjet e 6 marsit. Duma, që sot sulmon Ardian Mukën, është kandidatja që pësoi disfatën më të thellë për PD-në në Durrës. Teksa e djathta në çdo zgjedhje, prej vitit 2003 ndahej me PS-në me një dieferencë të vogël votash, me kandidimin e Dumës, PD regjistroi një humbje me gati 14 % diferencë. Por teksa Duma i imponohej demokratëve të Durrësit si e përzgjedhura e Lulzim Bashës, Ardian Muka sot është i preferuari i bazës, i vendosur me votë në primaret e 30 janarit.

Zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një sfidë për Partinë Demokratike dhe kandidatët e Komisionit të Rithemelimit. Në disa Bashki siç është rasti i Durrësit, kandidati Ardian Muka veç sfidës përball kandidates së Partisë Socialiste, Emirjona Sako ka edhe sfidën që të rikuperojë rezultatin e ulët të arritur në zgjedhjet e fundit lokale ku PD merrte pjesë, të vitit 2015.

Në këto zgjedhje  përballë Vangjush Dakos garonte Grida Duma, e cila u fut në këtë garë si bashkëpunëtore dhe e besuar e Lulzim Bashës, edhe pse kishte jo pak kontestime nga ana e bazës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.

E duket se përfaqësimi i dobët me Grida Dumën si kandidate, u pëkrthye edhe tek votat, ku PD regjistroi humbjen më të thellë që kishte marrë të paktën që prej vitit 2003.  Duma humbi me afro 14 mijë vota diferencë përballë Vangjush Dakos apo me rreth 14 % diferencë.

Ky rezultat i thellë vinte në një kohë, kur PD në zgjedhjet e kaluara lokale, edhe pse Dako ishte me mandate kryebashkiaku, PD humbi me një rezultat më të ngushtë prej rreth 5 %, apo për të mos u kthyer më pas në zgjedhjet e vitit 2007, ku Armand Teliti do të humbiste për vetëm 308 vota.

Por edhe pse me humbjen më të thellë në kurriz për Durrësin, sot Grida Duma sulmon Ardian Mukën kandidatin e propozuar nga vetë demokratët durrsak, e madje e sulmon pikërisht se pse ka pasur mbështetjen e tyre  ndër vite

Me këtë deklaratë të sotme, të vetë Dumës, por edhe shqetësimin e ngritur ndër vite nga demokratët e Durrësit, u konfirmua edhe një herë që përzgjedhjet e gabuara nga kryetari kanë prodhuar rezultatet e dobëta, siç në rastin e Grida Dumës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here