Aksidenti i rëndë/ Regjistrohet një viktimë, dyshohet për 2 të tjerë

0
2175

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin kombëtar Librazhd- Elbasan, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Shkumbin.

Deri tani raportohet se është shënuar një viktimë nga aksidenti.

Nga mjeti janë nxjerrë 3 persona, 1 burrë, 1 grua dhe një fëmijë i moshës 9 vjeç. Vogëlushi ndodhet në gjendje të rënduar dhe është drejtuar për në Spitalin Nënë Tereza në kryeqytet, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje. Sakaq, bëhet e ditur se ende ndodhen 2 persona të mbyllur brenda në makinë.

Shanset që ata të jenë ende gjallë janë të pakta. Kjo pasi mjeti ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe nxjerrja e tyre në një kohë të shpejtë është tepër e vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here