LSI prezanton GEN, Kryemadhi: Duhet të sfidoni sistemin aktual dhe klasën politike

0
163

Lëvizja Socialiste ka prezantuar sot GEN, ekipi i Gjeneratës për Ndryshim që synon ridimensionimin e partisë. Floida Kërpaçi deklaroi se GEN synon realizojë një ambient kohezioni ku eksperienca më e mirë e të vjetrës të mund të ndërlidhet me energjinë, pasionin dhe profesionalizmin e gjeneratës së re.


“Ekipi I Gjeneratës për Ndryshim, themeluar fillimisht me të gjithë kandidatët e LSI në zgjedhjet e fundit, të moshës më të vogël se 35 vjeç, synon një marrëdhënie më serioze angazhimi me partinë, për të pasur më shumë fuqi në drejtimin e partisë, teksa hartojmë programe dhe politika që ne si gjeneratë e re mendojmë se do ti sjellin përfitime reale të gjithë shqiptarëve.

Ekipi GEN ka qëllim ridimensionin e partisë, për ta ristrukturuar këtë forcë politike me vizionin e gjeneratës së re. Duke synuar një hapje reale dhe cilësore të partisë kundrejt të gjithë profesionistëve të rinj, GEN synon realizojë një ambjent kohezioni ku eksperienca më e mirë e të vjetrës të mund të ndërlidhet me energjinë, pasionin dhe profesionalizmin e gjeneratës së re.

Ky ekip do të hartojë një set parimesh prej të cilave do ti shërbejë dhe ta udhëzojë partinë në të gjitha vendimmarrjet e ardhshme: Qofshin ato për propozimin e politikave të caktuara; për përcaktimin e  aleancave politike; apo për vendime të rëndësishme se si të qeverisim qytetet dhe shtetin tonë. Të gjitha vendimet tona do të bazohen dhe do të zbatojnë këtë set parimesh udhëzuese – kjo do të jetë një përcaktim i qartë i ideologjisë së LSI’së, në mënyrë që mbështetësit tanë, kundërshtarët tanë, si dhe i gjithë publiku shqiptar të dijë se ku dhe pse ne e marrim një pozicion”, tha ajo.

Ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj deklaroi se vota për LSI në 25 prill nuk u përkthye në mandate për shkak të sistemit të padrejtë zgjedhor.

“Votat e LSI ne realitet janë mbështetje për qëndrimet tuaja. Për vizionin qe keni parashtruar. Fatkeqësisht pesha e madhe elektorale qe qytetaret ju dhanë juve si të rinj, nuk u përkthe ne mandatet e duhura te përfaqësimit ne parlament, për shkak te sistemit te padrejte zgjedhor”, u shpreh Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here