Primaret për 6 bashki/ Ja vendet ku do votohet për kandidatët e PD

0
129

Ashtu siç është bërë e ditur, të dielën janë primaret për kandidatët e Partisë Demokratike në 6 bashki të vendit.

Komisioni i rithemelimit ka bërë të ditur dhe vendet ku do të votojnë antarësia por edhe simpatizantët e PD për 6 bashki të vendit.

Shkodra do ketë 3 qendra votimi. Kështu QV me numër 1 do jetë në qytet te Pallati i Sportit, QV 2 që i takon zonave Velipojë, Bërdicë, Dajç, Ana e Malit do votojnë në Bërdicë, ndërsa QV 3 për Rrethinat, Shalën, Pult, Guri i ZI, Shosh do  votojnë në Rrethina.

Për kandidatët e Dibrës, Qendra e Votimit do jetë në Pallatin e Kulturës  së qytetit.

E njëjta gjë dhe për Durrësin, ku do të votohet në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Mosiu”.

Në Lushnje do jetë zyra e PD së Degës, në Rrogozhinë tek bar “Atika”, ndërsa në Vorë tek zyra e PD së degës.

Procesi i votimit do të fillojë në orën tetë të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 17.00.

Komisioni i Rithemelimit njofton se ky proces mund të zgjatet në rast se ka ende votues në radhë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here