Apeli i Alibekajt: Pushteti po na sulmon!

0
145

Drejtori i medies online “Dosja.al”, Enton Abilekaj, ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se media që ai drejton është sulmuar nga krimi kibernetik.
Abilekaj gjithashtu denoncon se edhe messenxheri i tij personal, ka dalë jashtë shërbimit. Sipas tij ky sulm vjen nga Pushteti Totalitar, si presion mbi at media që ende nuk i ka blerë.

“Mbrëmë dhe sot në mëngjes, Dosja.al, ka pasur vështirësi në aksesim, ndonjë moment edhe ka rënë për shkak të sulmeve kibernetike. Messengeri im personal doli jashtë shërbimit, ndërsa hyrja në gmail ishte një torturë e vertetë, për shkak të verifikimeve që më kërkonte.
Jam i sigurtë që ky denoncim publik nuk vlen për ata që duhet ta luftojnë krimin kibernetik, sepse keqbërësit janë shefat e tyre. Megjithatë nuk mund te mos denoncoj metodat kriminale që përdor Pushteti Totalitar, për të shoqëruar presionin e vazhdueshëm mbi ato pak media që nuk i ka blerë”, denoncon Alibekaj në faqen e tij në FB.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here