Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me Skype me moderatoren Eneida Ndoci në Syri Tv, ka komentuar konfliktin e mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Nesho thekson se rusët janë duke provokuar në Ukrainë. Ai shton se Kievi e ka të rëndësishme mbrojtjen nga Perëndimi.
“Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë është iniciuar nga Moska. Lidhja me Rusinë është e rëndësishme për Europën. Rusët janë duke provokuar në Ukrainë. Ukraina e ka të nevojshme që SHBA ta mbrojë atë. Rusia mund ta dojë Ukrainën, që të ketë disa porte në shtetin ukrainas. Por, Rusia nuk duhet të harrojë se nuk është më Bashkimi Sovjetik. Rusia kërkon të ndryshojë edhe regjimin në Ukrainë, që të vendosë qeveri kukull dhe të bashkëveprojë më pas me këtë qeveri kukull që më herët ta ketë vendosur vetë.