Anti-Kuvendi i Lulzim Bashës në 18 dhjetor, demaskohet mashtrimi i Gazment Bardhit

0
204

Fakte të reja u publikuan nga demokratët e degës pesë në Tiranë, të cilët treguan se si Lulzim Basha mashtroi publikisht me emrat e delegatëve të anti-kuvendit të 18 dhjetorit. Enkeleda Mushi, anëtare e PD në degën pesë, lexoi emrat e 29 demokratëve, të cilët në 18 dhjetor kanë votuar në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe nuk kanë marrë pjesë në anti-kuvendin e thirrur prej ish kryetarit të PD, siç ka pretenduar më herët deputeti Gazment Bardhi.

Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike në Degën Nr.5, përgënjeshtruan Gazment Bardhin dhe Greta Bardelin, duke publikuar fakte se si dy deputetët manipuluan dhe mashtruan publikisht me emrat e delegatëvë të antikuvendit të thirrur nga deputeti Lulzim Bashan ë 18 dhjetor.

Enkeleda Mushi, anëtare  e PD në njësinë Pesë në Tiranë, lexoi emrat e një numri anëtarësh dhe drejtuesisht të grup seksioneve, të cilët sipas Gazment Bardhit ishin delegatë në kuvendin e 18 dhejtorit, por në të vërtetë, sipas Enkeleda Mushit, këta demokratë ishin duke votuar në referendumin për shkarkimin e Bashës.

Një pjesë e emrave të lexuar nga deputetët Gazment Bardhi dhe Greta Bardeli si delegatë të antikuvendit të 18 dhjetorit, në këtë datë nuk kanë qenë fare në Shqipëri, por në emigracion. Enkeleda Mushi paralajmëroi dhe padi penale për manipulimin e kryer nga deputetët Basha dhe Bardhi.

Anëtarët e Partisë Demokratike të degës numër pesë në Tiranë, u bën thirrje dhe degëve të tjera të kësaj force politike në Tiranë dhe rrethe, të publikojnë dhe demaskojnë mashtrimet e Lulzim Bashës me emrat e delgatëve në ati-kuvendin e 18 dhjetorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here