Demokratët e Durrësit protestuan sot kundër vizitës së Lulzim Bashës dhe takimit që ai pati me një grup qytetarësh.
Një prej anëtareve të PD tha se ishte ftuar në takim, duke treguar edhe mesazhin, por nuk e linte policia të futej brenda në Pallatin e Kulturës.
Demokratja tha se asnjë prej pjesëmarrësve në takimin me Bashën nuk është nga Durrësi, por salla është mbushur me qytetarë të ardhur nga Tirana.
“Nuk e kuptoj pse duhet të ketë polici. Ne kemi mesazhin ku jemi ftuar në një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit që në fakt nuk po ndodh. Ata që janë aty nuk janë qytetarë të Durrësit dhe as anëtar të PD. Ne jemi të ftuar. Ne jemi ato të rinj që kemi qenë në çdo protestë si në Durrës dhe Tiranë. Çunat këtu kanë bërë burg. S’e kuptojmë irritimin e këtyre. PD nuk është pronë e Bashës as e Ramës. Nuk më lejon kordoni policor që të futem në takim edhe pse unë i tregoj mesazhin. Ne letrat kemi në dorë, letra nuk vret“, tha ajo.