Zgjedhjet e pjesshme, Manjani: Sot kemi pushtet lokal monist. Bashës ia kanë hequr prizën, është thëngjill i fikur

0
316

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Manjani theksoi se sot jemi përballë një pushteti monist, duke shtuar se Lulzim Bashën nuk e ndihmon dot më askush.

“Ne kemi sot pushtet lokal monist. Debati politik sot zhvillohet brenda opozitës. PD ende funksionon nën firmën e një kryetari të shkarkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën. PS me siguri do të fërkojë barkun në këto zgjedhje e demokratët do të duhet të enden sa në një vend në tjetrin e kjo është diçka që mua personalisht më trishton.

Lulzim Bashën jo këto zgjedhje, por edhe 100 zgjedhje, asgjë nuk e ndihmon dot. Bashën nuk e ndihmon dot më askush. Bashës ia kanë hequr prizën e është thëngjill i fikur, nuk ekziston në asnjë realitet elektoral. Basha duhet shporrur nga politika”, deklaroi Manjani.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here