Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Kukësi përfshihet nga reshjet e dendura të dëborësVideo/ Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Kukësi përfshihet nga reshjet e dendura të dëborës

0
92

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura bore këtë mëngjes.

 

Termometri ka zbritur nën zero gradë, erat janë prezente e po ashtu edhe ngricat në rrugë. Momentalisht nuk raportohet për bllokime rrugësh apo fshtarash.

 

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim për shkak të prezencës së vazhdueshme të reshjeve të borës.

 

Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme pritet të sjellin temperatura disa gradë nën zero, ku nuk përjashtohet mundësia e akujve në rrugë, duke sjellë probleme në qarkullim.

 

Si pasojë e temperatuarave mjaft të ulëta që pritet të mbërthejnë vendin, Ministria e Arsimit njoftoi dje se në 3 ditët e para të javës së ardhshme shkollat do të jenë pushim.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here