Meta: Përulem me nderim e respekt para vlerave të artit, kulturës dhe arsimit

0
239
Privilegj i veçantë, që në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ku për dekada kanë marrë duartrokitjet më të zjarrta dhe kanë shpalosur mjeshtërinë e talentit të tyre të jashtëzakonshëm, të vlerësoja sot katër artistë të mrekullueshëm dhe shumë të dashur për publikun, Koço Qëndro, Sotiraq Bratko, Spanja Pipa dhe Roland Karanxha.
Koço Qëndro, edhe pse ka kaluar 95 vite të jetës, jam i bindur se do të vendosë rekord botëror dhe do të luajë në skenë në moshën 100-vjeçare.
Përherë më i ri mes kolegëve artistë, me energjinë e tij të pashtershme ai mbetet një shembull frymëzues për brezat e rinj, si aktor i mirënjohur i teatrit dhe filmit, që gjithmonë ka spikatur me rolet e tij.
Spanja Pipa është një nga ato artiste të rralla që i ka dhënë shpirt edhe jetë, dramës, tragjedisë e komedisë në skenë, prej dekadash. Ndër të parat artiste femra dhe me një kontribut të vyer në Estradën dhe Teatrin profesionist të Korçës, këngëtare dhe instrumentiste e zonja, ajo nuk ka reshtur asnjëherë së aktruari dhe kënduari, duke krijuar figura të bukura, role të veçanta e të pëlqyera nga publiku.
Sotiraq Bratko, me një karrierë shumë të pasur artistike, me role të panumërta në teatër dhe kinematografi, publiku e mban mend për arritjet profesionale dhe e ka duartrokitur pafundësisht kudo, brenda dhe jashtë vendit.
Roland Karanxha, ka një rol thelbësor në këtë teatër, për suksesin e çdo shfaqjeje si skenograf, duke marrë një trashëgimi të rëndësishme, nga piktori i madh Vangjush Mio. Me mbi 200 skenografi, të vlerësuara me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, origjinaliteti, shoqëruar me një frymë novatore, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura në këtë disiplinë në vendin tonë.
Përulem me nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë para vlerave më të jashtëzakonshme të artit, kulturës, arsimit, patriotizmit dhe qytetarisë së Korçës, që aq shumë i ka dhënë kombit shqiptar.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here