PD e Komisionit të Rithemelimit: Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit përballë PS do të ketë një koalicion të madh opozitar

0
149

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso thotë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të ketë një koalicion të madh opozitar.

Kaso foli për një front opozitar ku PD-së së Berishës do t’i bashkohen të gjithë aleatët tradicionalë të demokratëve por edhe më gjerë.

“Ka filluar një proces intensiv koordinimi dhe negociatash me të gjitha forcat opozitare dhe shpresojmë që brenda pak ditësh të formalizohet me një marrëveshje politike”, deklaroi ai.

Kaso tha se përzgjedhja e kandidaturave do të bëhet nëpërmjet procesit të zgjedhjeve primare, që do të jetë një risi në Shqipëri.

Eksperti për çështje zgjedhore tha se ky proces do të realizohet më 30 janar, ku anëtarët e PD në 6 bashki do të përzgjedhin kandidatët.

Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars për zgjedhje të pjesshme në 6 bashkitë e vetit që janë pa kryetarë; Durrës, Dibër, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Vorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here