Intervista, Berisha: “Non grata”, vendim i bazuar kryekëput në shpifje

0
136

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Sekretari amerikan i Shtetit lëndoi dinjitetin dhe nderin e tij me vendimin për shpalljen non grata, që sipas tij është i bazuar kryekëput në shpifje.

I ftuar në emisionin “Drejt” në Rtv Ora me Luan Ramën, Berisha  risolli në vëmendje dy vendimet më të rëndësishme të tij, angazhimin në politikë dhe rikthimin pas tërheqjes.

Sali Berisha: Ndjehem realisht më i motivuar se kurrë ose pothuajse njëlloj i motivuar si 32 vite më parë, kohë në të cilën mora vendimin më të rëndësishëm të jetës time të dal nga guacka e konformizmit që shoqërohej nga një karrierë e lakmueshme për kohën, shoqërohej me kushte jetese normale por me një mungesë të dinjitetit njerëzor. Kjo bëhej çdo ditë e më e papranueshme sepse të tjera flisnim dhe të tjera mendonim. Ishte një dyzim i karakterit njerëzor. Albert Anjshtanji e quan më shkatërrimtar se fuqinë nukleare për karakterin njerëzor. Në një meditim, duke peshuar çdo faktor dhe duke marrë miratimin e familjes, ajo ishte pjesa më e vështirë, mora një vendim pas të cilit jam ndjerë i lirë siç ndjehem sot. Jo për karrierë politike kurrë. Kisha dashuri dhe pasion të kufijshëm për fushën time. Kësaj radhe mora vendim të mbroja dinjitetin tim se sekretari i shtetit lëndoi  dinjitetin tim, nderin tim me një vendim të bazuar kryekëput në shpifje. I bëra një letër dy orë mbrapa. Të nesërmen informova shqiptarët se do ta padis në gjykatën e Parisit. Vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here