U dhunua nga efektivët e policisë bashkiake teksa ishte në krye të detyrës, operatori i Fax News dërgohet në spital

0
139

Operatori i Fax News Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga policia bashkiake në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Operatori ishte duke transmetuar live atë që po ndodhte te 5 Maji, ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre, në momentin kur u shty nga disa punonjës të policisë.

Guni ka pësuar shembje në shpatull, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias në momentin kur është tërhequr dhe dhunuar nga punonjësit e policisë.

Policia ka ushtruar dhunë dhe terror edhe ndaj banorëve të 5 Majit, ku është vendosur një perimetër i gjerë sigurie, dhe askush nuk lejohej që të hynte dhe dilte nga lagja.

Banorët e banesave që u shembën, po ashtu u dhunuan nga Policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here