Sjellja e policisë te “5 Maji”, Nano: Nëse konstatohen shkelje dhe parregullsi do merren masa

0
191

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka paralajmëruar një hetim administrativ të aksionit të sotëm të policisë te “5 Maji”.

Duke folur nga Korça, ai tha se policia ka qenë në mbështetje të IMT pranë Bashkisë Tiranë dhe se nuk është në dijeni për shkelje nga ana e efektivëve.

Por shprehu vendosmërinë se nëse do konstatohen shkelje apo parregullsi në procedurat standardte të policisë së shtetit do të merren masa administrative.

Gledis Nano: Sot policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte institucioni për mbrojtjen e territorit në Bashkinë e Tiranës. Në dijeninë time deri më tani dhe nga qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë. Megjithatë këto që ju po thoni do të verifikohen  dhe në rast se do të ketë shkelje apo parregullsi në procedurat standardte të policisë së shtetit do të merren masa administrative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here