“E ka pushtuar demoni i mashtrimit, e kanë kapur xhindet”/ Curri shpjegon përse Basha mashtron edhe kur të gjithë e kuptojnë

0
519

Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar faktin se Lulzim Basha, gënjen edhe për ato gjëra që të gjithë i shohin me sy dhe janë lehtësisht të vërtetueshme si mashtrime.

Curri tha fryma e mashtrimit që lind brenda njeriut, e çon atë në ndërtimin e realiteteve të veta.

“Basha është pushtuar nga demoni i mashtrimit. E kanë kapur xhindet e mashtrimit.Në mënyrë metaforike, babai i mashtrimit është djalli, demoni.

Demoni, apo deliri, apo fryma e mashtrimit që lind brenda njeriut, të çon në ndërtimin e realiteteve paralele. Këtu palët e dinë që duan të gënjejnë veten, sepse populli nuk e ha.

Ai e di që njerëzit nuk e besojne, e di që kanë para gaz, hunjë, zjarrëfikse, mercenarë, por i duhet në vetëvete të mos e pranojë, sepse i pëlqen të jetojë në një realitet të gënjeshtërt, sepse i duhet të mbajë veten në këtë pozicion.

Aty është krijuar një sekt fetar, që këta I thonë vetes, që ne jemi shumica, që nuk kemi gaz, nuk kemi blinda… Këtë histori do ta tregojnë derisa të vdesin, apo ti heqë njeri nga aty.

Nuk i intereson fare që kuptohet që këto janë gënjeshtra.

Ai mund të mos e pranojë, si fëmija. Përshembull, kur e thyen gotën një fëmijë, ti i thua përse e theve? Fëmija thotë, nuk e theva unë, sepse kujton se shpëton nga ndëshkimi”, tha Curri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here