KQZ i kthen përgjigje Metës për vakancat: Cilat bashki janë pa kryetarë

0
136

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë, që kanë mbetur pa kryetar.

Në shkresë thuhet se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.

“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.

 Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës.

Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ.

KQZ i kthen përgjigje Metës për vakancat: Cilat bashki janë

KQZ i kthen përgjigje Metës për vakancat: Cilat bashki janë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here