Basha mohon personat e maskuar që dolën nga brenda selisë që dhunuan demokratët

0
159

Për afro 2 orë Lulzim Basha ka dëshmuar sot në Prokurori në lidhje me dhunën e ushtruar në protestën e 8 janarit.

Pas dëshmisë së tij përball prokurorëve, Basha ka befasuar me përgjigjen e tij për mediat kur u pyet në lidhje me personat e maskuar që me hunj në duar e spraj djegës sulmuan demokratët në katin e dytë të selisë. Por edhe pse dhunuesit u panë qartë që dolën në ballkon nga zyra e tij, Basha u shpreh se nuk i njihte.

Madje në përgjigjen e tij, Lulzim Basha shkoi deri aty sa të deklaronte se nuk njihte as truprojën e tij Astrit Gosturani, i cili duket qartë në pamje duke hedhur spraj mbi protstuesit.

Ndryshme nga lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha që të dielën do të zbres sërish për takime me Bazën, Lulzim Basha nuk ka ende një plan apo kohë se kur mund të takohet me anëtarësinë, edhe pse kjo ishte një kërkesë edhe e bashkëpunëtorëve të tij.

Lulzim Basha nuk pranoi të jepte një përgjigje për zgjedhjet e Pjesshme lokale, për të cilat në ditët në vijim Presidenti Ilir Meta pritet të shpall edhe datën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here