Gjata: 6 herë e ke marrë Ramën në telefon, i the fut policinë se mbaroi Basha. Haxhiu, nuk e mohon: Flasim pas emisionit…

0
283

Juristi Çlirim Gjata datë diskutimit të bërë për protestën e 8 janarit, tha se gazetari dhe moderatori Baton Haxhiu e kisht marrë kryeministrin Rama rreth 6 herë në telefon për t’i thënë që të ndërhynte në selinë e PD sepse ish kryeministri Berisha po arrinte të fitonte.

Ndërsa Haxhiu as e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar diçka të tillë duke i thënë që të flisnin pas emisionit.

Ndërsa kanë diskutuar mbi protestën e 8 janarit, në studion e emisionit “Opinion”, juristi Çlirim Gjata ka akuzuar gazetarin Baton Haxhiu se ka telefonuar Ramën për të kërkuar ndërhyrjen e policisë në selinë e PD-së.

“E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!”, tha Gjata.

Pjesë nga diskutimi në studio

Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!

Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar dhe pastaj ndërhyri. I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën. Pra nënshkruaje me policinë.

Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!

Gjata: E di shumë mirë ti Baton!

Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë

Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.

Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here