Foto/ Ori Nebiaj mërzitet se çfarë ndodhi në selinë e PD, ndërkoh që ditën e protestës ishte në pushime luksoze në Maldive

0
296

Orjela Nebiaj u shfaq një ditë më parë në një video të postuar nga zyra e shtypit pranë Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.

E mërzitur në dukje, mbështetësja e Lulzim Bashës tregoi se vuajti për trazirat që ndodhën më 8 Janar.

“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na çon askund“, tha Nebijaj, ndërsa kamera kujdesej të fokusonte panoramën e një zyra të shkattëruar.

Ditën e protestës, Nebiaj nuk u pa në selinë e PD-së.

Dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, pikërisht pesë ditë më parë, ajo publikoi një fotografi ku shfaqej me bikini, nga një plazh idilik.

Në postimin në Instagram, etiketoi si vendodhje një resot në Maldive, ku sipas një kërkimi në Booking, kushton 441 nata/çift.

Ndërkohë, një nga komentuesit i shkruante: Kulla po digjet, ti qenke në Maldive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here