Bota po përballet me valën më të madhe të infektimit nga COVID-19. Pas festave të fundvitit, pandemia ka shpërthyer kudo.
Mbi 2 milionë njerëz po diagnostikohen çdo ditë nga testimet, rreth 3 herë më shumë se vala e prillit 2021, por numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë.
Varanti Omicron po infekton shpejt dhe masivisht, por nuk e ka shkallën e mbijetesës 100%. Studimet tregojnë Omicron është i ngjashëm me gripin stinor, por këtë periudhë në ajër është edhe Delta.
Edhe në Shqipëri, COVID-19 ka kaluar në trajektore të ngjashme.
Java e fundit ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve të reja që nga marsi 2020.
1,800 persona të diagonstikuar në ditë, nuk janë raportuar as në muajt e parë të 2021-shit, kur regjistroheshin 1,200 raste në ditë.
Kjo periudhë shënoi dhe pikun e fataliteteve ditore me 21 viktima.
Ulja e vdekshmërisë në vendin tonë dhe në shkallë botërore favorizohet edhe nga vaksinimi. Sot shkalla e vdekshmërisë për rastet e trajtuara është 2%.