“E çuam me duart tona dhe na e sollën me arkivol”/ Flasin gjyshërit e 3-vjeçarit që vdiq në çerdhe: Na dhanë tre versione. Gënjyen se kishte kamera, nga edukatorja duam…

0
83

Gjyshërit e fëmijës 3-vjeçar nga Fieri, i cili vdiq në çerdhe kërkojnë vetëm që të zbardhin të vërtetën si ndodhi ngjarja.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 ata kanë treguar se i janë dhënë tre versione, ndërsa shprehen se i kanë gënjyer për kamerat.

“Për orar të saktë nuk e di. Atë ditë e ka çuar djali në kopsht, pastaj është marrë nusja në telefon.

I kishin thënë që çuni është mbytur me lidhësen e bluzës. Bluzën ia kam veshur unë me duart e mia dhe nuk kishte lidhëse në fyt. Pastaj kanë thënë që ka këputur lidhësen dhe e ka kapërcyer, gënjeshtra e dytë, dhe tjetra pastaj që është varur. Asnjë nga këto nuk na bindin.

Dje i zoti i çerdhes, i thirri dhe do na tregonte vendin ku kishte ndodhur. Tha është varur këtu, unë çoj dorën atje sepse mendova mos ishte hekur, kapësja më mbeti në dorë.

Nusja duke ulëritur, i thamë djali 15 kg nuk mund të varej aty se do ishte këputur. I thashë unë pasi foli burri dhe të gjithë, të lutem zotëri pse na prure këtu. Pa më të voglin dyshim tha, ti ke ardhur vetë.

Ai na telefonoi. Ne vajtëm atje, kopshti ishte normal fare, nuk kishte as shenjë, as polici. A ka ndodhur një krim këtu. Ne kemi hyrë 20 veta brenda dhe na futi ai, nuk u futëm ne, na kërkoi ai, jo ne. Se çfarë i ka thënë nuses, por unë djalin e kam rritur.

Kur e ka çuar djalin në kopsht, e ka parë vendin. E ka pyetur sa fëmijë mban një edukatore, i ka thënë 5-6. I kanë thënë kemi kamera nga të gjitha anët dhe kur vajtëm dje, ai na tha nuk ka kamera, pavarësisht se na kishte thënë që në çdo dhomë ka kamera. Dje na e ka mohuar dhe tek ai korridor nuk kishte kamera.

Çuni e nisi në shtator çerdhen. Ka lindur në 8 maj 2019 dhe ditën që ka marrë dhe ka mbushur 31 muajsh, jo tre vjeç, por trupi ishte 3 vjeç e më shumë. Në shtator u sëmur dhe e kishim në spital dhe nuk ka shkuar deri në nëntor. Pothuajse në dhjetor.

Ka shkuar rreth orës 08:15 në kopsht, çdo gjë ishte normale. E ushqeva me duart e mia, hëngri bashkë me të atin. Çuni ikte dhe me furgon, jo gjithmonë e çonim ne. Nipi kthehej në orën 4 pasdite nga kopshti. Ka ndodhur në orar buke a gjumi nuk e dimë.”, tha gjyshja e 3-vjeçarit.

Ajo kërkoi të dijë të vërtetën për vdekjen e nipit të saj.

“Ne duam vetëm që edukatorja e nipit të tregojë të vërtetën. Nuk e vëmë dot kokën në jastëk, po na bluan shpirti për djalin. E çuam me duart tona e na e prunë me arkivol”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here