Blindimi i dyerve të Partisë Demokratike ka sjellë reagimin edhe të Partive Popullore Europiane.
Forumi i Gruas së Partive Popullore Europiane, simotër e Partisë Demokratike në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate, duke dënuar veprimin e Lulzim Bashës.
Duke postuar pamjet nga brenda selisë së blinduar,me ane te nje reagimi ne twiter, Forumi i Gruas së PPE i bën thirrje Bashës që të ndalë këtë sjellje ndaj anëtarëve të PD dhe të respektojë vullnetin e tyre.
“Basha ka vendosur dyer dhe dritare të blinduara, ka thirrur mercenarë të armatosur që i përdorin kundër anëtarëve të PD-së; Ai duhet të ndalet, të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve! Shqipëria meriton një opozitë të besueshme” – thuhet në reagimin e Forumit të gruas së Partive Popullore Europiane.
Ky forum i referohet një fotoje të publikuar nga Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo e cila tha dje se fotoja është aktuale.