Sali Berisha nga Fieri: Basha, farë e keqe në PD

0
121

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31 vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se Lulzim Basha është farë e keqe në PD.

‘Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe’, tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha

Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:

Të dashur demokratë dhe demokratë të Fierit në këtë sallë dhe kudo që jeni në këtë ditë, në Shqipëri, emigracion e kudo.

Më lejoni që siç e do hierarkia, t’ju uroj ortodoksëve të Fierit dhe gjithë Shqipërisë për këtë ditë të bekuar se është një koincidencë e mrekullueshme që ne bashkë me ta festojmë ditëlindjen e parë të PD, partisë që këtu në Fier dhe mbarë në Shqipërinë ndau epokat, përmbysi rendin më tragjik ndofta që ka njohur historia e njerëzimit, diktaturën komuniste dhe solli Fierin në epokën e lirisë dhe demokracisë.

Sot ne këtu kemi shumë detyrime për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre grave dhe burrave të Fierit, intelektualëve, punonjësve të qytetit, që themeluan më 6 janar 1991, në Fier, Partinë e parë opozitare në një kohë kur e vërteta është që diktatura e llogariste Fierin një bastion të sajin.

Kohërat e fillimit për fillestarë nuk kanë qenë të lehta. Terrori, e vërteta është se, terrori i kuq na shoqëronte nga një komunë në tjetrën, nga një fshat në tjetrin, por ashtu siç ishin dhe idealet e demokratëve dhe demokrateve të Fierit, ne qëndronim në të drejtën tonë të vendosur në rrugë dhe mjete paqësore të realizonin qëllimet tona.

Nuk ishin të rralla rastet kur në kalim e sipër na qëllonin me gur, na bllokonin rrugën dhe ne anë të vetme kishim tolerancën dhe përpiqeshim me vendosmëri të fitojmë zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Së shpejti vijnë këtu ditët pas 20 shkurtit. Fieri është një vendet që diktatura e përgjaku. Gjaku i pafajshëm skuqi dhe Gjanicën, por përsëri ata qëndruan të pamposhtur dhe vazhduan rrugën deri në fitoren e madhe.

Por, dega e PD Fier që nga themelimi i saj deri sot ishte dhe mbetet njëra nga degët më kryesore të një rëndësie të jashtëzakonshme për PD dhe fatet e saj.

Unë mund t’u them juve se në rast se degët e tjera, apo qendra e PD do të kishte funksionuar siç keni funksionuar ju do të kishte dëshmuar vendosmërinë dhe guximin tuaj, por edhe standardet tuaja morale. Me standardet tuaja morale, PD do të ishte prej kohësh në pushtet dhe do të kishte shënuar arritje të tjera në transformimin e Shqipërisë.

Drejtimi i kësaj partie dëshmoi dobësi dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që demokratët i besuan drejtimin solli forcën tonë politike nga humbja në humbje. Ai dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here