Berisha: Në PD do të vendosë shumica apo pakica e dhunës, bandave dhe e narko-shtetit?

0
101

Nga Gjirokastra, ku PD kishte 31-vjetorin e themelimit të kësaj partie në këtë qytet, ish-kryeministri Berisha tha se Basha është një njeri duke shkelur çdo standard të moralit njerëzor.

Ai u shpreh se Basha kërkon të paraqesë 2 mijë personat për 5004 delegatë dhe se nuk pranon votën e 44 mijë demokratëve për shkarkimin e tij.

Berisha: Çështja që po zhvillohet është një dhe vetëm një, për përparimin themelor të demokracisë, a do të qeverisë shumica, apo do të qeverisë pakica me dhunë mbi shumicën. Kjo është gjithçka. Kjo është e vërteta. Kjo e çon sërish demokracinë përpara alternativës Shekspiriane, të jesh apo të mos jesh. Një njeri duke shkelur çdo standard të moralit njerëzor, dorëzon sovranitetin, kryen akte historike pabesie, ky njeri nuk do të pranojë verdiktin tuaj, vendimin tuaj, por jo të kësaj salle, por të 44 mijë anëtarëve të PD.

Ky njeri i cili dy muaj më parë na thoshte se mua nuk më shkarkon Kuvendi për arsye se më kanë votuar anëtarët, tani që kanë votuar 44 mijë, 10 mijë më shumë se në qershor, përsëri thotë se nuk i njoh. Ky njeri kërkon t’ju paraqesë ju 2 mijë personat për 5004 delegatë. E shihni, këtu nuk kemi të bëjmë as me zyrë dhe as me karrige, por me një parim themelor se kush do të vendosë shumica dhe do të pranojë pakica. Do të vendosë shumica dhe do t’i japë mundësi pakicës të shprehet lirisht siç i kemi dhënë ne mundësi në statut me nenin për fraksionet? Apo kjo pakicë do të përdorë dhunën, bandat, narko-shtetin për të dominuar mbi shumicën?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here