Atentati në Vlorë, 36-vjeçari u qëllua nga një ‘Range Rover’, autorët i bënë pritë

0
113

Atentat i mirëmenduar ai i Vlorës por pa mundur që të neutralizojnë shënjestrën e tyre.

36-vjeçari Diego Hanaj mori një plagë plumbi në dorë, pasi ndaj tij u qëllua nga një automjet tip ‘Range Rover’, ndërsa dyshohet se në ngjarje ka marrë pjesë edhe një makinë tjetër.

Autorët i kishin zënë pritë Hanajt në lagjen Pavarësia, pranë një kryqëzimi dhe pak metra nga shtëpia e tij.

I riu i shpëtoi të shtënave vetëm me një gërvishtje në dorë. 

Nisur nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë me qëllim vrasjen e 36-vjeçarit Diego Hanaj.

Zona ku ndodhi atentati është maft e populluar dhe me kamera sigurie të bizneseve, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.

Janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë qenë dëshmimtar në momentin e atentatit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here