FOTO/ Si tentoi të fshehë gjurmët kunati i Bashës te projekti i Portit të Durrësit

0
224

Në dokumentin e siguruar nga Syri, është vendimi i marrë nga kompania ‘Sympony Real Estate Development Sh.p.k’, ku largohet nga administrator Oltjan Hoxholli. Hoxholli është administrator i kompanive të Erion Isufit. Në vend të tij emërohet Elda Llambi, edhe kjo punonjëse e kunatit të Lulzim Bashës.

Lulzim Basha është i përfshirë kokë e këmbë te afera miliardëshe e Portit të Durrësit.

Shpjegimi

Loja e Erion Isufit për të fshehur gjurmët:

Shoqëria ‘Syphony Real Estate Development’ sh.p.k, në 3 milion shqiptarë, zgjodhi administratorin e Erion Isufit dhe babait të Xhaferr Isufi për ta emëruar si administrator më shoqërinë që do ndërtonte Portin e Ri në Durrës.

Çfarë ndodhi me Oltjan Hoxhollin, administrator në dy këto shoqëri?

Pas bërjes publike të lajmit, se afera korruptive e Portit të Ri në Durrës lidhet me kunatin dhe vjehrrin e Lulzim Bashës, më datë 16.07.2021, me vendimin e Asamblesë së Ortakëve, është larguar ky administrator duke ia lënë vendin Elda Llambit.

Por ‘e keqja’ nuk i ndahet z. Hoxholli.

Me datë 10.09.2021, Asambeja e Ortakut të Vetëm ka vendosur largimin e z. Hoxholli nga kompania që do ndërtojë Portin e Ri me vlerë 2 miliard Euro (sipas Ramës).

Tentativa për të fshirë gjurmët me largimin e administratorit Hoxholli nga kompania e kunatit dhe vjehrrit dhe nga ajo që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit, nuk pati sukses.

Pse?

Sepse veprimet e bëra nga ish- administratori Hoxholli dhe administratori aktual, kanë lënë gjurmë.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë shkrimin, ‘çuditërisht’ dhe ‘rastësisht’, punonjësit e Erion Isufit marrin prokurë për veprime të ndryshme edhe për shoqërinë ‘Symphony Real Estate Development.

Punonjësit që paguhen nga Erion Isufi, por që kanë prokurorë edhe për kompaninë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit janë:

1. Elda Llambi.

2. Ergisa Hasanbelliu.

3. Andi Shyti.

Rastësi të jetë vallë që përveç administratorit edhe 3 pjesëtarë të personelit të Erion Isufit punojnë për llogari të kompanisë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit?

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here