FOTO/ Gazeta zyrtare e PD shpall Sali Berishën, Njeriun e Vitit

0
244

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike ka shpallur Sali Berishën si Njeriun e Vitit.

Rilindja Demokratike thekson se Berisha dhe lëvizja e tij, e pagëzuar si Foltorja, ka ringjallur shpresën.

Në motivacion thuhet se Foltorja ishte lëvizja më e madhe e opozitarizmit që nga Dhjetori i vitit 1990.

‘Demokratët janë rikthyer si shpresë për vendin e kapur nga Partia-Shtet,’ shkruan gazeta.

Kujtojmë se sondazhet tregojnë një rikthim të fuqishëm të PD si forcë e madhe politike pas nisjes së Foltores.

Po ashtu, Berisha ka deklaruar se ky vit i vështirë u mbyll si vit shprese pasi demokratët dhe shqiptarët u bënë me opozitë të fuqishme.

Ai ka premtuar se viti që vjen do jetë shumë më i mirë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here